Britania do ta lirojë anijen iraniane, nëse nafta nuk është e dedikuar për Siri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt, ka thënë se anija iraniane, që është konfiskuar nga forcat e Britanisë në Ngushticën e Gjibraltarit, do të lirohet nëse merren garanci se karburantet nuk do të dërgohen në Siri.

Ministri Hunt tha në Twitter se e ka zhvilluar një bisedë konstruktive përmes telefonit me homologun e tij iranian, Javad Zarif, gjatë së cilës ai e siguroi Zarifin se shqetësimi i Britanisë së Madhe nuk ka të bëjë me prejardhjen e naftës, por me destinacionin e fundit të saj.

Ai tha se Britania do ta mundësojë lirimin e anijes, nëse marrin garanci se nafta nuk do të dërgohet në Siri. Hunt shtoi se procesi i lirimit do të ndodhte pas proceseve gjyqësore në gjykatat e Gjibraltarit.

Dyshohet që kjo anije i ka shkelur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj presidentit sirian, Bashar al Assad. Policia e Gjibraltarit i ka arrestuar kapitenin dhe shefin e ekuipazhit të kësaj anije. Ata po mbahen në paraburgim dhe po merren në pyetje nga policia.

Tensionet mes Britanisë së Madhe dhe Iranit u rritën të enjten pasi forcat detare britanike thanë se tri anije paramilitare iraniane e kanë penguar qarkullimin e një anije britanike që po transportonte naftë nëpër Ngushticën e Hormuzit, shkruan “Fox News”.

Share This Article