Britania do të dërgojë tanke në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe thuhet se do të dërgojë tanke në Ukrainë.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka rënë dakord të sigurojë menjëherë katër tanke beteje Challenger 2 gjersa tetë të tjera do të shkojnë ndërkohë drejt shtetit ukrainas, raporton skynews.

Duke cituar një burim nga Downing Street, tabloidi “The Sun” shkruan se i pari i qeverisë britanike do ta konfirmojë personalisht vendimin përmes telefonit presidentin ukrainas, Volodymr Zelensky.

Kjo do ta bënte Mbretërinë e Bashkuar fuqinë e parë perëndimore që furnizon Kievin me tanke kryesore luftarake – një hap i rëndësishëm i bërë pavarësisht frikës brenda NATO-s se mund të konsiderohet nga rusët si një përshkallëzim i madh i luftës.

Kjo vjen pasi Rusia duket se ka siguruar fitoren e parë në fushën e betejës pas disa humbjeve të njëpasnjëshme, duke pushtuar Soledarin.

Qyteti në rajonin lindor të Donetskut mendohet se ka rënë, megjithëse Zelensky këmbëngul se beteja vazhdon.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

Share This Article