Britania do të furnizojë Ukrainën me dhjetëra mijëra predha të tjera artilerie

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e cila ka siguruar mbi 300 mijë predha topi për Ukrainën, këtë vit ka premtuar se do të dorëzojë edhe dhjetëra mijëra predha artilerie

Britania e Madhe ka premtuar se do të furnizojë Ukrainën edhe me dhjetëra mijëra predha të tjera artilerie, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria britanike e Mbrojtjes thuhet se Britania e cila ka siguruar mbi 300 mijë predha topi për Ukrainën, këtë vit ka premtuar se do të dorëzojë edhe dhjetëra mijëra predha artilerie.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps pas takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që u mbajt në Gjermani, dha deklaratë ku potencoi përkushtimin e palëkundur të vendit të tij për Ukrainën.

Ai tha se mirëpret unitetin e partnerëve dhe aleatëve në çështjen e sigurimit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Në kuadër të takimit, Shapps zhvilloi bisedime dypalëshe mes Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Share This Article