Britania do të japë burgim të përjetshëm për vozitësit e dehur dhe ata që e përdorin telefonin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas udhëzimeve të reja të paraqitura nga sekretari britanik i Drejtësisë, vozitësit që mbysin njerëz gjatë vozitjes së rrezikshme do të përballen me dënimin me burgim të përjetshëm.

Qeveria britanike do të vendosë dënime më të ashpra me burgim për të gjithë personat që dënohen për shkaktim të vdekjes duke vozitur në mënyrë të rrezikshme, shkruan Daily Mail.

Këtu mund të përfshihen vozitësit e motoçikletave që bëjnë gara, ata që e tejkalojnë kufirin e shpejtësisë më të madhe të lejuar, vozitësit që e përdorin telefonin gjatë vozitjes dhe ata që vozisin nën ndikimin e alkoolit apo drogës.

Një vajzë 4 vjeçe, e quajtur Violet-Grace Youens, vdiq pasi u godit nga një hajn, i cili po e voziste një veturë të vjedhur me shpejtësi prej 133 kilometrash në orë. Nëna e vajzës së ndjerë, Rebecca, e mirëpriti lajmin për ashpërsimin e dënimeve pasi tha se jeta e saj është shkatërruar nga tragjedia.

Personi që e goditi vajzën u dënua me nëntë vjet e katër muaj burgim pasi pranoi se e ka goditur vogëlushen duke vozitur në mënyrë të rrezikshme dhe duke e lënduar rëndë gjyshen e saj 58-vjeçare.

Share This Article