Në një deklaratë nga Kryeministria e Britanisë, thuhet se kryeministri Boris Johnson do të tregojë “kujdes maksimal” për lirimin e masave kufizuese
Ndryshimet për masat ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) në Britani do të jenë në mënyrë të “kufizuar”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Kryeministria e Britanisë, thuhet se kryeministri Boris Johnson do të tregojë “kujdes maksimal” për lirimin e masave kufizuese.
Në deklaratën ku theksohet se po kalohet në një periudhë kritike në luftën kundër virusit thuhet se “Nuk do të bëjmë asgjë që mbart rrezikun për të çuar dëm përpjekjet dhe sakrificat e popullit britanik. Rregullat do të jenë të kufizuara për lirimin që do të bëhet javën e ardhshme”.
Sot përfundon afati i kufizimeve që u vendosën më 23 mars dhe që u zgjatën më pas më 16 prill. Pritet që qeveria sot të përcaktojë një udhërrëfyes ndërsa edhe kryeministri Johnson të njoftojë vendime të reja në orët e mbrëmjes të dielën.
Në kuadrin e karantinës së pjesshme në vend janë kufizuar daljet në rrugë, ndërkohë që mund të ofrojnë shërbim vetëm marketet, farmacitë dhe restorantet që shërbejnë me dërgesa.
Britania renditet në vend të parë në Evropë në humbjet e jetëve me burim COVID-19, ku deri më tani janë regjistruar 30.076 vdekje dhe më shumë se 201 mijë raste.