Britania do të nisë kontrolle të shtuara mbi eksportin e gomave të përdorura për në Indi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia e Mjedisit në Britani do të nisë kontrolle të shtuara mbi eksportin e gomave.

Kjo thuhet se vjen pas një hetimi të BBC që zbuloi se miliona goma të përdorura po digjen në impiante të paligjshme në Indi.

Sipas raportit, është “shumë e mundshme” që një pjesë e gomave britanike të devijohen drejt këtyre “furrave të rrezikshme”.

Këto impiante shkaktojnë ndotje të rëndë dhe rrezik për shëndetin publik.

Aktivistët dhe industria e riciklimit të gomave e kanë mirëpritur nismën, por thonë se masat nuk mbyllin të gjitha boshllëqet ligjore.

Rreth 50 milion goma të përdorura prodhohen çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar, gjysma e të cilave eksportohen në Indi.Nga 1 tetori, eksportuesit duhet të vërtetojnë që gomat do të trajtohen në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.

Share This Article