Britania do të ofrojë vaksina kundër COVID-19 për fëmijët e rrezikuar të moshës 5-11 vjeç

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe do të fillojë këtë javë të ofrojë vaksinime për fëmijët e moshës nga pesë deri në 11-vjeç, të cilët janë më të rrezikuar nga coronavirusi, tha sot Shërbimi Kombëtar i Shëndetit shtetëror.

Britania ka qenë më e ngadaltë se disa vende të tjera në ofrimin e vaksinave për fëmijët 5-11 vjeç dhe nuk po planifikon të vaksinojë grup-moshën më gjerësisht, ndryshe nga vendet si Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

NHS Anglia tha se fëmijët do të marrin vaksinën e parë kundër COVID-19, në përputhje me këshillat e lëshuara muajin e kaluar nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinat dhe Imunizimin.

“Unë do të doja që prindërit dhe kujdestarët të siguroheshin se asnjë vaksinë e re për fëmijët nuk do të ishte miratuar nëse nuk ishin përmbushur standardet e pritura të sigurisë, cilësisë dhe efektivitetit”, citohet të ketë thënë ministrja e vaksinave në Britani, Maggie Throup.

Fëmijëve do t’u ofrohen dy doza 10 mikrogramësh të vaksinës Pfizer-BioNTech, që është një e treta e dozës së një të rrituri.

Infeksionet janë aktualisht të larta në mesin e nxënësve të shkollës në Angli, me Zyrën për Statistikat Kombëtare që vlerëson se gati 12% e nxënësve të shkollave të reja kishin coronavirus në javën që përfundon më 22 janar. 

Share This Article