Britania do të paguaj gazin në ‘Gazprombank’ me licencë të vlefshme deri më 31 maj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe do të depozitojë pagesat e gazit Gazprombank-ut të Rusisë dhe filialeve të saj sipas licencës së përgjithshme të lëshuar nga Autoriteti i Zbatimit të Sanksioneve Financiare (OFSI) të enjten.

Licenca, e cila është e vlefshme për më shumë se një muaj nga 21 prilli deri më 31 maj, është bërë për të “siguruar disponueshmërinë e gazit në Bashkimin Evropian”, tha OFSI.

Pagesat do të mbulojnë kontratat e negociuara para datës 21 prill.

Britania blen më pak se 4 për qind të gazit të saj natyror nga Rusia ndërsa rreth gjysmën e gazit e merr nga Deti i Veriut dhe një e treta importohet nga Norvegjia.

Britania është një nga vendet e pakta evropiane që nuk mbështetet shumë tek Rusia për nevojat e saj për gaz. Megjithatë, ajo planifikon të reduktojë më tej blerjet e saj nga Rusia.

Qeveria planifikon të hartojë një strategji energjetike për planet afatgjata të Britanisë për siguri më të madhe energjetike, përfshirë burimet e rinovueshme dhe furnizimet e brendshme të naftës dhe gazit.

Pas fillimit të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës më 24 shkurt, Britania njoftoi planet për të larguar gradualisht naftën ruse deri në fund të vitit.

Share This Article