Britania do të përgjysmojë çmimin e energjisë dhe gazit për bizneset

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministrja britanike Liz Truss njoftoi se qeveria do të shpallë një skemë të re për të mbështetur bizneset me faturat e tyre të energjisë, për t’i ndihmuar “të kalojnë dimrin”.

Sipas kësaj skeme, Britania do të ulë koston e shitjes me shumicë të energjisë elektrike dhe gazit për bizneset në më pak se gjysmën e normës së tregut nga muaji i ardhshëm, një plan ky i ngjashëm dhe për konsumatorët, duke ndihmuar në këtë mënyrë, në lehtësimin e presionit të kostove të larta të energjisë.

Truss tha se çmimi i shitjes me shumicë për energjinë elektrike do të kufizohet në rreth 211 paund për megavat-orë dhe për gazin në 75 paund për MWh.

Furnizuesit do të kompensohen për uljen e çmimeve të njësisë së gazit dhe energjisë elektrike.

Skema do të zbatohet nga 1 tetori deri më 31 mars 2023, për të gjithë përdoruesit e energjisë jo-shtëpiake, duke përfshirë organizatat bamirëse dhe sektorin publik si shkollat ​​dhe spitalet, si dhe bizneset.

Truss tha se skema do të rishikohet pas gjashtë muajsh.

Share This Article