Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 16 vjeç, kufizime edhe në chatbot-et e AI

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Britania e Madhe synon një ndalim në një kohë të shpejtë të mediave sociale për personat nën 16 vjeç, duke përfshirë kufizime për chatbot-et e inteligjencës artificiale. 

Muajin e kaluar Starmer nisi një konsultim mbi ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç dhe tani po punon për të ndryshuar legjislacionin në mënyrë që të mund të sjellë çdo ndryshim brenda muajsh nga përfundimi i konsultimit.

Pritet të vendoset një ndalim i mediave sociale sipas modelit australian, duke mbyllur kësisoj një boshllëk ligjor që i la disa chatbot-e të inteligjencës artificiale jashtë rregullave të sigurisë, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për t’iu përgjigjur më shpejt rreziqeve dixhitale.

Spanja, Greqia dhe Sllovenia kanë thënë gjithashtu se po punojnë për ndalime pasi Australia u bë vendi i parë në botë që bllokoi aksesin për personat nën 16 vjeç.

Share This Article