Britania drejt një krize të madhe çmimesh, inflacioni më i lartë në 40 vite

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Inflacioni në Britani të Madhe u rrit me 9 për qind, që është niveli më i lartë në 40 vite, ndërsa çmimet e ushqimeve dhe energjisë u rritën.

Çmimet e konsumit u rritën me 2.5 për qind nga muaji në muaj, pjesërisht nën pritjet për një rritje prej 2.6 për qind, e që ishte parashikuar një rritje vjetore prej 9.1 për qind.

Rritja e tillë e Indeksit të Çmimeve të Konsumit është më e larta që nga fillimi i regjistrimeve në formën e tyre aktuale që nga viti 1989, duke tejkaluar rritjen vjetore prej 8.4 për qind të shënuar në mars 1992.

Zyra e Statistikave Kombëtare tha gjithashtu se vlerësimet e saj sugjerojnë se inflacioni do të kishte qenë më i lartë “diku rreth vitit 1982”.

Nga 1 prilli, Rregullatori britanik i Energjisë rriti kufirin e çmimit për familjet me 54 për qind pas një rritjeje të çmimeve të energjisë me shumicë, duke përfshirë një rritje rekord të çmimeve botërore të gazit.

Share This Article