Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 316 vdekje si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit.
Autoritetet njoftuan se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 30.501 persona me COVID-19.
Britania e Madhe ka kaluar shifrat e dy milionë të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Mbi 70 mijë pacientë kanë vdekur.