Britania e Madhe aprovon vaksinën Pfizer për moshat 12-15 vjeç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar ka aprovuar përdorimin e vaksinës Pfizer – BioNTech tek fëmijët e moshave 12-15 vjeç, duke deklaruar se ajo është e sigurt dhe efektive për këtë grupmoshë.

Rregullatori ka bërë të ditur se ka bërë rishikime të rrepta lidhur me efektin e kësaj vaksine për këto mosha.

Ndërkohë, Komiteti i Vaksinimit dhe Imunizimit, nuk ka vendosur ende nëse fëmijët mund ta marrin këtë vaksinë.

Vaksina Pfizer tashmë është e aprovuar për përdorim tek personat nga 16 vjeç.

Tani ka mbetur që Komiteti i Vaksinimit dhe Imunizimit, të këshillojë qeverinë britanike nëse kjo grup-moshë duhet të vaksinohet në kuadër të planit tashmë ekzistues të vaksinimit apo jo.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ka mjaftueshëm doza për t’i vaksinuar këto grup-mosha nëse rekomandohet nga Komiteti.

Share This Article