Britania e Madhe bën thirrje që të respektohet Kushtetuta pas votimit të mocionit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta e vendit pas votimit të mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Në një komunikatë të lëshuar në orët e hershme të mbrëmjes së të enjtës, kërkohet që mbrojtja e popullit të Kosovës të jetë parësorë në kohën kur është përhapur pandemia.

“Mbretëria e Bashkuar mori parasysh votën e mosbesimit në Kuvend më 25 mars dhe bën thirrje që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet. Mbrojtja e popullit të Kosovës gjatë kësaj urgjence shëndetësore duhet të jetë prioriteti i parë i qeverisë së re ose qeverisë në detyrë”, thuhet në reagim.

Share This Article