Britania e Madhe dhe BE arrijnë marrëveshjen post-Brexit për protokollin e Irlandës Veriore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje post Brexit për rregullat e tregtisë në Irlandën Veriore. Lajmin e raporton The Guardian duke cituar burime nga qeveria britanike.

Kujtojmë se presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka mbërritur në Britaninë e Madhe të hënën për bisedimet përfundimtare me kryeministrin britanik Rishi Sunak, përpara një deklarate për marrëveshjen.

Von der Leyen do të takohet gjithashtu me Mbretin Charles III për çaj në Kështjellën Windsor.

Negociatat u intensifikuan javët e fundit, pas muajsh ngërçi mbi mënyrën e trajtimit të kontrolleve kufitare në Irlandën e Veriut, e cila është pjesë e Britanisë së Madhe, por ndan një kufi tokësor me Republikën e Irlandës, një vend anëtar i BE-së.

Tani që është arritur një marrëveshje, Sunak mund të përballet me një reagim politik nga Euroskeptikët e linjës së ashpër në Partinë e tij Konservatore.

Share This Article