Britania e Madhe dhe Turqia përgatiten nesër të lidhin marrëveshje për tregti të lirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe dhe Turqia po përgatiten të nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë të martën, njoftuan mediat britanike, duke iu referuar një deklaratë nga Ministria britanike e Tregtisë Ndërkombëtare. Do të jetë marrëveshja e parë që kur kryeministri Boris Xhonson arriti një marrëveshje të re tregtare me BE-në.

Të dy palët do të nënshkruajnë  marrëveshje në përputhje me kushtet ekzistuese të tregtisë midis Ankarasë dhe Londrës, qëndron në komunikatë. Ministrja e Tregtisë Ndërkombëtare, Elizabet Tras shprehu shpresën se edhe një marrëveshje plotësuese mund të arrihet së shpejti.

“Marrëveshja, e cila do të nënshkruhet këtë javë, garanton mungesën e tarifave dhe do të sigurojë siguri për mijëra vende pune në industrinë britanike”, tha Tras.

Lidhjet tregtare midis dy vendeve në vitin 2019 arritën në 25.25 miliardë dollarë. Mbretëria e Bashkuar thotë se është marrëveshja e pestë më e madhe që Ministria i ka arritur pas marrëveshjeve me Japoninë, Kanadanë, Zvicrën dhe Norvegjinë. Londra tashmë ka nënshkruar marrëveshje tregtare me 62 vende, të cilat do të hyjnë në fuqi pas përfundimit të periudhës së tranzicionit Brekzit më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Share This Article