Britania e Madhe dhe Zvicra me marrëveshje financiare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelari britanik i Thesarit, Jeremy Hunt do të qëndrojë këtë të enjte në Zvicër për të nënshkruar marrëveshje që ua lehtëson firmave britanike dhe atyre zvicerane të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Tregtia në shërbime financiare në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës kalon vlerën prej tre miliardë funtave, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Qeveria është duke shpresuar që Marrëveshja e Shërbimeve Financiare e Bernit do të bëjë që këto shifra të rriten.

Marrëveshja nënkupton që Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar do t’i njohin dhe pranojnë rregullat e njëra-tjetrës. Kjo shkon përtej marrëdhënieve që të dyja vendet kanë me Bashkimin Evropian. Derisa Hunt këmbëngul që kjo marrëveshje është bërë e mundur vetëm pasi që Britania është jashtë BE-së.

Negociatat kanë nisur së zhvilluari që prej qershorit të vitit 2020, kur kryeministri aktual Rishi Sunak ishte kancelar.

Share This Article