Britania e Madhe do të investojë 2.5 miliardë dollarë për pedalim dhe ecje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari për transport në Britaninë e Madhe, Grant Shapps lajmëroi se shteti do të investojë një paketë me vlerë 2.5 miliardë dollarë për ta kthyer pedalimin dhe ecjen në zemër të planit të transportit pas COVID-19.

Ideja është që të ulet popullimi me njerëz në transportin publik si edhe bllokimi i trafikut rrugor.

Sipas Shapps, ky investim do të ndihmojë për ta kthyer vendin në më të shëndetshëm dhe më të gjelbër, ndërsa shtoi se me rregullin për të mbajtur një distancë 2 metra nga njëri-tjetri, ka kapacitet për një nga 10 pasagjerë në shumë pjesë të linjave të transportit publik.

Por kjo ka për të qenë mjaft e vështirë për autoritetet britanike. Dhe kjo sepse në vitin 2018, vetëm 1.7% të udhëtimeve u bënë me biçikleta.

Share This Article