Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, do të përcaktojë një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 300 milionë £ (357 milionë euro), për të mbështetur mbrojtjen e vazhdueshme të Ukrainës.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, paketa përfshin pajisje elektronike të luftës, një sistem radar kundër baterive, pajisje bllokimi GPS dhe mijëra pajisje për shikim natën, sipas një deklarate të qeverisë.
“Kjo është ora më e mirë e Ukrainës, një kapitull epik në historinë tuaj kombëtare që do të mbahet mend dhe do të rrëfehet për brezat që do të vijnë”, do të thotë Johnson në një fjalim në parlamentin e Ukrainës të martën, ndërsa ambasada britanike rihapet në Kiev, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë gjithashtu në javët e ardhshme pajisje për të ofruar mbështetje logjistike për forcat e izoluara.
Kështu, më shumë se një duzinë Toyota Landcruisers të rinj të specializuar do të dërgohen për të ndihmuar në mbrojtjen e zyrtarëve civilë në Ukrainën lindore dhe evakuimin e civilëve nga zonat e vijës së parë, pas një kërkese nga qeveria ukrainase.