Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia refuzojnë të dëbojnë diplomatët rusë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia deri më tani kanë refuzuar të dëbojnë diplomatët rusë, në kontrast me 15 vende të BE-së që deri tani kanë dëbuar më shumë se 200 si përgjigje ndaj krimeve të të luftës në Ukrainë, raporton Guardian.

Në dy muajt e kaluar janë dëbuar 200 diplomatë të tjerë rusë.

Ngurrimi i Mbretërisë së Bashkuar për të vepruar ishte pavarësisht një paralajmërimi nga sekretarja e saj e jashtme, Liz Truss, e cila tha se “epoka e angazhimit” me Rusinë ka përfunduar.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka mbrojtur vendimin, duke thënë se ka të ngjarë që Rusia të hakmerret me një masë reciproke. Ai tha se nuk ishte i sigurt nëse “gjesti simbolik” do të ia vlente që diplomatët kanadezë të dëboheshin nga vendi.

Javën e fundit Polonia, Gjermania, Franca, Sllovenia, Italia, Spanja, Belgjika, Holanda, Danimarka, Letonia, Greqia, Portugalia, Estonia, Irlanda, Suedia, Republika Çeke, Austria dhe Luksemburgu kanë dëbuar të gjithë diplomatë rusë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Share This Article