Britania e Madhe: Kërcënimi nga COVID-19, në nivelin e katërt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe është në nivelin e katërt të të kërcënimit nga koronavirusi, ka njoftuar Sekretari për Komunitete, Robert Janrick.

Qeveria e britanike ka krijuar një sistem të ri të alarmit për kërcënimin nga koronavirusi, i cili ka pesë nivele. Niveli i pestë është më i keqi.

“Aspirata jonë është që të zbresim në nivelin tre. Çdo arritje në këtë drejtim, do të na mundësojë që të jemi në pozitë që të rihapim më shumë aspekte të ekonomisë dhe jetëve tona”, tha Jenrick për Sky News.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, Britania e Madhe është vendi i katërt në botë me numrin më të madh të të infektuarve. Në këtë shtet, mbi 218 mijë persona janë infektuar me COVID-19 dhe mbi 31 mijë prej tyre kanë vdekur.

Share This Article