Tregtarët mendojnë se Banka e Anglisë do të ulë normat e interesit vetëm një herë për këtë vit, pasi që inflacioni ka rënë më pak sesa që pritej.
Tregjet e parave japin indikacione që politikbërësit duhet pritur deri në fund të nëntorit, para se të nisin me reduktimin e kostos së huadhënies, raporton The Telegraph.
Tregtarët tani mund të llogarisin në vetëm një ulje për këtë vit, krahasuar me pritjet për pesë ulje nga fillimi i 2024-ës. Tregtarët e derivateve kanë thënë se rënia e parë duhet të bëhet në shtatori, dhe kanë shtuar se duhet pasur tri herë rënie.
Inflacioni ka rënë në 3.2 përqind në mars, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave, që është dy herë e gjysmë më pak, por ende poshtë parashikimeve të rënies nga 3.4 në 3.1 përqind.