Britania e Madhe ligj të posaçëm për refugjatët: Kush hyn këtu do kthehet direkt

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 BBC

Sekretarja e Brendshme, Suela Braverman ka deklaruar se plani i kthimit të azilkërkuesve duke i dërguar ata fillimisht në Ruanda do të vijojë të zbatohet më tej.

Sipas Bravermanit, Britania e Madhe ka punuar në këtë drejtim për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe ka zgjedhur të ndjekë një rrugë të të atillë qoftë “të njëanshme ose dypalëshe” për të kufizuar numrin e njerëzve që kërkojnë azil.

Ajo ka shpjeguar se përveç punës me homologët në Shqipëri dhe Francë për të reduktuar numrin e gomoneve që nisen për në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria britanike po punon gjithashtu për një Akt qeveritar për Migrimin e Paligjshëm.

Sipas Bravermanit, ky legjislacion do të përcaktojë se: “çdokush që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të konsiderohet i papranueshëm për sistemin tonë të azilit, dhe pas vlerësimit, do të ndalohet dhe do të largohet me shpejtësi  në vendin e tij të origjinës nëse është i sigurt, ose në një vend të tretë të sigurt nëse jo”, thotë ajo.

Legjilascioni që paraqet Bravermani është plani i Ruandës që u cilësua i paligjshëm nga Gjykata e Lartë në korrik të këtij viti,

Megjithatë, Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe shprehet se e sigurt se Gjykata e Lartë do të japë një vendim në favor të qeverisë kur ajo të apelojë vendimin.

Share This Article