Britania e Madhe mban Eurovizionin, organizatorët zbulojnë frikën më të madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreziku i një sulmi kibernetik nga hakerat pro-rusë është “shqetësimi kryesor” për transmetuesit që organizojnë Eurovizion-in në emër të Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

Një gjë e tillë është tentuar edhe vitin e kaluar në Itali dhe po bëhen përpjekje për të parandaluar një skenar që do e shkatërronte gjithë festivalin.

“Sulmet kibernetike janë shqetësimi kryesor, sepse ato po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se jemi të ‘rrezikuar’ ndaj një sulmi kibernetik, por mendojmë se kemi bërë gjithçka për ta parandaluar atë”, tha Kate Phillips, drejtoresha e programeve të BBC-së.

Mbretëria e Bashkuar po pret Eurovizionin për herë të parë në 25 vjet pasi Ukraina, e cila fitoi konkursin e vitit të kaluar, nuk ishte në gjendje të organizonte festivalin për shkak të pushtimit rus.

Share This Article