Britania e Madhe mbyll kufijtë me Emiratet e Bashkuara Arabe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe njoftoi sot mbylljen e kufijve për jorezidentët që mbërrijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë Dubain, që është shumë i njohur për turistët, në mënyrë që të shmanget importimi i një varianti të koronavirusit që është shfaqur në Afrikën e Jugut.

Ndalimi, që përfshin gjithashtu Ruandan dhe Burundin, do të hyjë në fuqi që prej të premtes”, theksoi Ministria e Transporteve në një komunikatë.

Kjo masë nuk përfshin shtetasit britanikë dhe irlandezë, as personat rezident në Britaninë e Madhe, që duhet të vendosen pas rikthimit në vend në një karantinë 10 ditore.

Fluturimet direkte nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndalohen gjithashtu.

Share This Article