Britania e Madhe me numër të vogël të refugjatëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps ka mohuar se Britania e Madhe po qëndron mbrapa disa shteteve evropiane kur bëhet fjalë për pranimin e refugjatëve nga Ukraina.

Ai i ka thënë BBC-së se 760 refugjatë ukrainas kanë arritur deri më tani në Britani të Madhe, duke mbetur mbrapa vendeve fqinje, përfshirë Irlandën, e cila ka pranuar mbi 2,000 refugjatë që nga fillimi i krizës.

Ai ka argumentuar duke thënë se Britania “duhet ta dijë se kush po hyn në vend”.

Shapps shtoi se mbi 200 mijë njerëz kanë të drejtë që të hyjnë në Britani, sipas një skeme familjare e cila u mundëson ukrainasve që të bashkohen me familjarët e tyre.

Share This Article