Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps ka mohuar se Britania e Madhe po qëndron mbrapa disa shteteve evropiane kur bëhet fjalë për pranimin e refugjatëve nga Ukraina.
Ai i ka thënë BBC-së se 760 refugjatë ukrainasë kanë arritur deri më tani në Britani të Madhe, duke mbetur mbrapa vendeve fqinje, përfshirë Irlandën, e cila ka pranuar mbi 2,000 refugjatë që nga fillimi i krizës.
Ai ka argumentuar duke thënë se Britania “duhet ta dijë se kush po hyn në vend”.
Shapps shtoi se mbi 200 mijë njerëz kanë të drejtë që të hyjnë në Britani, sipas një skeme familjare e cila u mundëson ukrainasve që të bashkohen me familjarët e tyre.