Britania e Madhe nuk gjen qetësi, një tjetër stuhi “godet” vendin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe do të goditet nga një stuhi e tretë brenda një jave.

Pas stuhisë Dudley dhe stuhisë Eunice, Franklin do të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në disa zona të vendit.

Pas 5 viktimave dhe erërave të forta që solli Eunice, sipas medieve të huaja Franklin do të jetë më pak shkatërrues se dy stuhitë e mëparshme.

Agjencitë e mjedisit kanë lëshuar gjithashtu qindra alarme për përmbytje në të gjithë Britaninë e Madhe, duke përfshirë dy paralajmërime “të rënda” ku reshjet mund të shkaktojnë “rrezik për jetën” për komunitetet përgjatë lumit Mersey në Mançesterin e Madh.

Stuhia Dudley goditi gjithashtu disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar javën e kaluar dhe meteorologia Becky Mitchell tha se tre stuhi të emërtuara në një vazhdimësi kaq të shpejtë janë të parat që kur sistemi u prezantua shtatë vjet më parë.

Share This Article