Britania e Madhe nuk merr pjesë në vendimmarrjen për vizat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkimit Evropian (BE) po vazhdojnë të mos jenë me një zë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Gjersa disa prej tyre e mbështesin heqjen e vizave, një numër i caktuar i shteteve që janë pjesë e BE-së nuk po lëvizin ende nga pozicioni i deritanishëm – kundër vizave, shkruan gazeta “Zëri”.

Teksa kanë folur rreth çështjes së liberalizimit të vizave, nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë kanë thënë se ky shtet nuk merr pjesë në vendimmarrje të atilla siç është çështja e vizave.

“Britania e Madhe nuk është pjesë e Zonës së Shengenit dhe si e tillë nuk merr pjesë në marrjen e vendimeve mbi politikën e vizave të Zonës së Shengenit, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave”, thuhet shkurt në përgjigjen e Ambasadës.

Duke u nisur nga kjo, njohësi i çështjeve të integrimit Armend Muja ka vlerësuar se qëndrimi i Britanisë së Madhe nuk do të jetë relevant në këtë kohë sa u përket vizave.

“Kjo meqë deri në fund të vitit parashihet të përfundojnë negociatat për dalje të saj nga BE-ja”, ka theksuar Muja

Share This Article