Britania e Madhe paralajmëron masa të ashpra ndaj koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike është duke shqyrtuar që të ndërmarrë masa të reja ndaj koronavirusit, për të parandaluar valën e dytë që mund të “shpërthejë”.

“Ne nuk duam të vendosim masa të reja, por gjithsesi kemi një vëzhgim të vazhdueshëm rreth gjendjes së koronavirusit”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Junior Helen Whately për Sky News.

Ai ka shtuar se janë duke shqyrtuar se çfarë mund të bëjnë në parandalimin e valës së dytë, shkruan reuters.

“Ky është momenti kur kemi një shans, një zgjedhje për shtetin tonë, ta marrim nën kontroll këtë gjendje”, ka shtuar ai.

Ministri britanik ka potencuar se pamjet e turmës së të rinjve në një aheng ishin shqetësuese.

Share This Article