Britania e Madhe parashikon neutralizimin e karbonit deri në 2050

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe parashtroi objektivin e saj për neutralizimin e karbonit deri në 2050 me anë të një ligji, që pritet të hyjë sot në fuqi, duke u bërë në këtë mënyrë ekonomia e parë e madhe që harton një ligj për të frenuar impaktin e tij ndaj ndryshimit klimatik.

”Projektligji u votua nga deputetët dhe Dhoma e Lordëve këtë javë dhe pritet të hyjë sot në fuqi pas nënshkrimit nga sekretari i Shtetit për Energjinë dhe Rritjen ekonomike, Chris Skidmore”, njoftoi ky i fundit në një postim në Twitter.

Ai përshëndeti në një komunikatë faktin se Britania e Madhe po regjistrohet si ekonomia e parë në botë, e cila voton një ligj për uljen e emetimeve (të gazrave me efekt serrë) deri në zero në 2050.

Ky vendim është pjesë e angazhimeve të marra në kuadër të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, e nënshkruar në 2015.

Share This Article