Britania e Madhe pret që të lirohet nga koronavirusi nga muaji gusht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koronavirusi nuk do të qarkullojë më në Britani të Madhe duke filluar nga muaji gusht i këtij viti, ka deklaruar shefi i Task-forcës për vaksina në Qeverinë britanike, Clive Dix.

Ai ka thënë për Daily Telegraph se pret që secili qytetar i Britanisë së Madhe të jetë i vaksinuar të paktën me një dozë të vaksinës anti-COVID, deri në fund të qershorit. Deri në këtë kohë, sipas tij, vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin, do të arrijë të mbrojë popullatën nga të gjitha variantet e virusit.

“Do të jemi të sigurtë deri në dimrin e ardhshëm”, ka shtuar Dix.

Më shumë se 35 milionë njerëz tashmë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.

Pavarësisht kësaj, gjatë 24 orëve të fundit, në këtë shtet janë paraqitur 2,490 raste të reja me COVID-19.

Share This Article