Britania e Madhe: Rusia po dështon me Ukrainën, Putini nuk do të mundet ta mbajë të pushtuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i mbrojtjes i Britanisë së Madhe Ben Wallace ka deklaruar se Vladimir Putin nuk ka gjasa të ketë sukses me pushtimin e Ukrainës.wallace

Sipas Wallace, pushtimi rus i Ukrainës ka filluar të dështojë. Sekretari i Mbrojtjes tha se është e rëndësishme të kuptohet se luftimet dhe humbjet e jetëve po ndodhin ende, por shtoi se Rusia ‘po fillon të dështojë në shumë fusha’.

“Ata kanë dështuar deri më tani dhe nuk ka gjasa të kenë sukses ndonjëherë në pushtimin e Ukrainës. Pushtimi i tyre ka dështuar dhe është rimodifikuar vazhdimisht në masën që ata me të vërtetë janë duke u fokusuar vetëm në pjesë të jugut dhe në lindje, një rrugë e gjatë e shumë larg operacionit të tyre të ashtuquajtur special treditor. Tri ditë janë tashmë mbi 150 ditë dhe gati gjashtë muaj, me humbje të mëdha të konsiderueshme si të pajisjeve, ashtu edhe të personelit rus”, u shpreh ai.

Share This Article