Britania e Madhe shumë shpejt me qen që nuhasin koronavirusin!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas Studiuesve  britanikë  COVID-19 ka një aromë specifike, unike nga aromat e tjera. Për këtë arsye, ata janë duke trajnuar qen për të identifikuar virusin.

Kjo shihet si një mundësi shumë e mirë, për të identifikuar rastet COVID në zonat e populluara të vendit, ku është e pamundur që të bëhet gjurmimi i çdo personi me anë të testeve.

Të dhënat e deri tanishme të marra nga stërvitja që i është bërë qenve, ka treguar, se ata kanë identifikuar saktë në masën 88% rastet me virus. Nga 100 raste të dyshuara me virusin, qentë kanë arritur të gjejnë saktë vetëm 12 persona të infektuar. Sakaq, një praktikë të tillë disa muaj më parë e ka ndjekur dhe Zvicra.

Spitali Universitar i Gjenevës (HUG) trajnoi tre qenë për të zbuluar erën e njerëzve të infektuar me koronavirus. Nuhatësit me katër këmbë, të siguruara nga ushtria zvicerane dhe Shërbimi i Sigurimit i KB, kishin një saktësi gjatë provave rreth 90 përqind. Në rastin e COVID-19, qentë janë stërvitur të njohin qelizat njerëzore të infektuara.

Një infeksion virus ndikon në erë, e cila ndryshon në varësi të patogjenit, -sipas Stefan Brotschi, i cili trajnon qen për ushtrinë zvicerane.

Share This Article