Britania e Madhe vendos 14 ditë karantinë për udhëtarët nga Belgjika

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe ka rikthyer masën e karantinës për udhëtarët që vijnë nga Belgjika.

“Vendimi, që do të hyjë në fuqi nga e shtuna, do të thotë se udhëtarët që kthehen në Britani nga shteti i Belgjikës do të duhet të izolohen për 14 ditë”, njoftoi Zyra e Jashtme.

Në faqen e saj të internetit, Zyra e Jashtme këshilloi, gjithashtu, kundër udhëtimeve jothelbësore në Belgjikë, për shkak të rritjes së niveleve të infeksionit.

Në fund të korikut, Britania rivendosi të njëjtin rregull për Spanjën dhe Luksemburgun dhe konsiderohet e mundshme që Franca të jetë e radhës në këtë listë.

Share This Article