Udhëtarët nga Zvicra, Xhamajka dhe Republika Çeke do të duhet t’i nënshtrohen një karantinë dyjavore pas mbërritjes në BM, për të shmangur transmetimin e rasteve të koronavirusit të ri, njoftoi sot ministri i Transportit Grant Schapps.
“Masa, e marrë për ta mbajtur nivelin e infeksioneve të ulët, do të hyjë në fuqi nga e shtuna”, shkroi Shapps në Twitter.
“Gjërat ndryshojnë shpejt, ndaj udhëtoni vetëm nëse jeni të përgatitur t’i nënshtroheni një karantinë të paplanifikuar pas kthimit tuaj”, shtoi ai.
Javën e kaluar, BM vendosi karantinën për udhëtarët që mbërrinin nga Kroacia, Austria, Trinidadi dhe Tobago, për shkak të një numri në rritje të rasteve të COVID-19 në këto vende.
Në mesin e gushtit, qeveria britanike vendosi karantinë për personat që vinin nga Franca, një vendim që qeveria franceze e “kërcënoi” me një masë reciproke.