Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, si dhe drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata u pritën në takim nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar (NCA), Graeme Biggar
Gjatë vizitës, Biggar i ka dhënë një certifikatë mirënjohjeje Dumanit për lidershipin e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe përpjekjet e tij për drejtësi.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi sot emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) me 11 vota pro.
KLP shqyrtoi dhe miratoi propozimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila rreth dy javë më parë propozoi Joni Ketën për një mandat 5-vjeçar në krye të BKH-së.




