Britania ekstradon 23 shqiptarë të përshirë në trafik drogë, rrëmbime dhe pedofili

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nis zbatimi i marrëveshjes me Britaninë e Madhe për dëbimin e shqiptarëve të cilët kanë probleme me ligjin.

Të enjten janë ekstraduar drejt Shqipërisë 23 shqiptarë të përshirë në trafik drogë, rrëmbime dhe pedofili, sipas medieve britanike.

Nga hetimet ka rezultuar se këta persona kanë qenë pjesë e bandave të krimit të organizuar dhe në total janë dënuar me më shumë se 72 vjet burg.

Muajin e kaluar, 190 të huaj, shkelës të ligjit u larguan nga Mbretëria e Bashkuar nëpërmjet fluturimeve.

Midis tyre kishte kriminelë të dënuar për veprat e mëposhtme: dy për vrasje nga pakujdesia, tetë për përdhunim, 75 për krime droge, një për tentativë vrasje dhe 14 për dhunë.

Share This Article