Britania fushatë për shqiptarët, mesazhi: Nëse vjen ilegalisht s’do të jepet azil

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëria e Bashkuar ka nisur një tjetër fushatë për shqiptarët.

Në rrjetet sociale si Tik Tok, Instagram dhe Facebook, përdoruesve shqiptarë po u shfaqet një video e realizuar nga Ministria e Brendshme britanike ku theksohet se, ata persona që hyjnë ilegalisht në ishull nuk do të përfitojnë azil.

“Në vjen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të përballesh me ndalim dhe largim”, njoftohet ndër të tjera përmes kësaj videoje.

Sipas zyrtarëve britanikë, kjo fushatë e nisur në Shqipëri ka për qëllim të ndërgjegjësojë ata shqiptarë që synojnë emigrimin që të mos bien pre e trafikut ilegal, pasi nuk do të mund të përfitojnë azil dhe do të largohen nga ishulli.

Share This Article