Të shtunën e 6 majit do të bëhet kurorëzimi mbretit Charles III dhe gruas së tij Camilla si mbretëreshë.
Në këtë ditë të shënuar për britanikët, forcat e armatosura po përgatiten për shoqërimin e monarkut gjatë ceremonisë.
Në shfaqen madhështore do të marrin pjesë, mbi 7000 ushtarakë, kryesisht nga forcat e marinës, ato të këmbësorisë, por dhe aviatorë që do të nderojnë komandatin e tyre të ri.
Sipas axhendës, dita e kurorëzimit do të fillojë me një udhëtim nga pallati Buckingham në Londrën qendrore në Westminster Abbey. Çifti do të udhëtojë me një karrocë të tërhequr nga gjashtë kuaj ndërsa do të shoqërohet nga kalorësia mbretërore.
Ceremonia do të fillojë në orën 11:00, ndërsa Charles do të kurorëzohet në orën 12:00 nga kleriku më i lartë në Kishën e Anglisë, Kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby.
Rreth 2,000 njerëz, mes të cilëve udhëheqës të huaj por dhe anëtarë të familjes mbretërore si dhe zyrtarë të ndryshëm do të marrin pjesë në ceremoninë e kurorëzimit, që vijon të mbetet e njëjtë për më shumë se 1000 vjet.