Britania heq taksat e leximit në internet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelari britanik Rishi Sunak njoftoi se qeveria ka në plan të heqë të ashtëquajturën “ taksë” e leximit. Teksa paraqiti buxhetin, Sunak tha se nuk do të ketë më taksë mbi publikimet dixhitale dukë përfshirë këtu librat, gazetat, revistat e thjeshta dhe ato akademike.

Vendimi hyn në fuqi nga 1 dhjetori. Oferetat dixhitale të leximit i nënshtrohen aktualisht një norme standarde të TVSH-së prej 20 përqind, ndërsa për botimet e printuara, ajo është zero.

Botimet në Britani nuk kanë pasur asnjëherë TVSH, thotë shtypi vendas, pasi qeveritë kanë qenë të prirura ta shmangin taksën e leximit e cila do të shndërrohej sipas tyre, në një pengesë për dijen. Por përpara Dhomës së Komunëve, Sunak tha se nuk është e drejtë që publikimet online t`i nënshtrohen kësaj takse.

Në 2018-tën, Shoqata e Botuesve Profesionistë, i pati kërkuar kancelarit të atëhershëm britanik, Philip Hammond ta hiqte TVSH-në mbi botimet dixhitale, por ai e shmangu marrjen e një vendimi të tillë.

Vitin e kaluar shoqata iu rikthye kësaj teme, me argumentin se një në pesë persona që lexojnë librat online ndëshkohen padrejtësisht me taksën prej 20%, në një kohë kur varianti i printuar përjashtohej prej kësaj mase, e shtoi se heqja e saj do të rikthente 210 milionën paundë në xhepat e taksapaguesve britanikë.

Share This Article