Britania i kërkon sërish Serbisë lirimin e tre policëve të rrëmbyer të Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori britanik Neil Holland, shef i misionit të OSBE-së në Serbi, ka thënë se Beogradi zyrtar duhet t’i lirojë menjëherë tre policët e Kosovës të rrëmbyer më 14 qershor nga ana e forcave speciale serbe në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës.

Në raportin e tij për muajin qershor, Holland thotë po ashtu se dy vendet, Kosova dhe Serbia, duhet të ulin tensionet menjëherë.

‘Britania e Madhe është shumë e vetëdijshme për rritjen e fundit të tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Mbretëria e Bashkuar bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të ndaluar më 14 qershor. Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të ndërmarrin hapa drejt de-përshkallëzimit menjëherë’, ka thënë Holland në raportin e tij, raporton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se Britania e Madhe i ka përsëritur thirrjet ndaj Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të komunave t’i kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative dhe që njësitë e Policisë Speciale të tërhiqen nga afërsia e ndërtesave komunale.

Po ashtu, ai deklaroi se Britania e Madhe kërkon që ‘zgjedhjet e reja, gjithëpërfshirëse duhet të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur – në të cilat presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës të marrin pjesë’.

‘Ne presim që Kosova dhe Serbia të riangazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, dhe në veçanti të fillojnë punën pa vonesa të mëtejshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe’, potencoi ambasadori britanik, Neil Holland.

Share This Article