Britania: Ish-luftëtarët e Wagner mund të ridislokohen në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Mbrojtjes e Mbertërisë së Bashkuar pretendon se qindra luftëtarë të lidhur më parë me grupin e mercenarëve Wagner mund të jenë kthyer në Ukrainë. 

Detajet e sakta të statusit të këtyre luftëtarëve janë të paqarta, thotë Ministria e Mbrojtjes, por besohet se ata i janë bashkuar forcave zyrtare ushtarake ruse dhe kompanive të tjera ushtarake private. 

Grupi Wagner u tërhoq nga operacionet në Ukrainë në fillim të qershorit, pak para rebelimit të dështuar më 24 qershor dhe vdekjes së themeluesit të tij, Yevgeny Prigozhin, në një aksident avioni muajin e kaluar, raporton agjencia e lajmeve News sky

Në zhvillime të tjera mbi Grupin Wagner këtë mëngjes, Kremlini ka thënë se Andrei Troshev, një nga komandantët e tij dhe thuhet se kandidati i preferuar i Vladimir Putin për të udhëhequr grupin, tani po punon në mënyrë aktive për ministrinë e mbrojtjes. 

Share This Article