Britania konfirmon planin/ ‘Spiegel’: Perëndimi po mbyll sytë para narkoshtetit të Ramës për shkak të refugjatëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Brendshme britanike, Yvette Cooper konfirmoi sot për mediat e vendit të saj se po shqyrtojnë mundësinë për të aplikuar të njejtën skemë si Italia me Shqipërinë për refugjatët.

Ajo tha se plani i tyre megjithatë është më i ndryshëm dhe fillimisht do të shohin se si funksionon skema italiane me Shqipërinë.

Para pak ditësh, revista e madhe gjermane Spiegel shkruante se Perëndimi ka mbyllur sytë përpara korrupsionit dhe narkoshtetit të Edi Ramës për shkak se ai po i ndihmon ata për të mbajtur larg refugjatët.

“Rama shihet nga Perëndimi si një stabilizues në Ballkan. Në veçanti, modeli që ai negocioi me Melonin, po tërheq gjithashtu interes përtej Italisë: plani për të ekzaminuar refugjatët dhe emigrantët e kapur në ujërat italiane të Mesdheut në tokën shqiptare në lidhje me të drejtën e tyre për azil,” shkruan revista.

Share This Article