Spanja e ka mposhtur 2:1 Gjeorgjinë falë një goli të jashtëzakonshëm në çastet e fundit të takimit kualifikues për Kupën e Botës 2022 të dielën mbrëma.
Dani Olmo e tundi rrjetën e portës së Gjeorgjisë në minutën e fundit të kohës shtesë në Tbilisi, duke ia siguruar Spanjës fitoren e parë në Grupin B, aty ku bën pjesë edhe Kosova.