Britania mbyll shkollat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të gjitha shkollat në Britani do të mbyllen nga e premtja deri në njoftimin e radhës, ka thënë Ministri britanik i Edukimit, Gavin Williamson.

Ndërkohë kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se qeveria është duke shqyrtuar secilën mundësi, kur është pyetur nëse do të merren masa më të ashpra për ta izoluar Londrën, pas përhapjes së koronavirusit të ri.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet, përcjell REL.

Deri më tani 104 persona kanë vdekur nga ky virus në Britani derisa mbi 2,642 të tjerë janë infektuar me këtë sëmundje.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në gjithë botën, në total janë: 205,452 njerëz të infektuar, 8,248 të vdekur dhe 82,091 të shëruar.

Share This Article