Britania me rekordin të shifrave të vdekjeve nga koronavirusi në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Britani është shënuar sot rekordi i ri sa i takon numrit të viktimave nga koronavirusi.

Një total prej 759 njerëz kanë vdekur 24 orët e fundit nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 14.579  kanë rezultuar pozitivë.

Numri i vdekjeve u rrit me 181 të Premten, një rritje prej 31% , duke e bërë atë rritjen më të madhe të vdekjeve që vendi ka parë deri më tani, duke tejkaluar rekordin e djeshëm të 115.

Në Angli, pacientët ishin të moshës midis 29 dhe 98 vjeç. Mbretëria e Bashkuar renditet e shtata në botë pas Italisë, Spanjës, Kinës, Iranit, Francës dhe SHBA.

I infektuar me koronavirus është edhe kryeministri Boris Johnson dhe ministri i Shëndetësisë Matt Hancock.

Share This Article