Britania miraton koktejin e antitrupave Ronapreve për të trajtuar dhe parandaluar Covid-in

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e madhe ka miratuar koktejin e antitrupave Ronapreve të prodhuar nga kompanitë Regeneron dhe Roche për të parandaluar dhe trajtuar Covidin.

Agjencia Rregullatore e Mjekimeve dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) deklaroi se të dhënat e provave klinike tregojnë se ilaçi Ronapreve mund të ndihmojë në parandalimin e infeksionit, të ndihmojë në zgjidhjen e simptomave të infeksionit të rëndë COVID-19 dhe të zvogëlojë shanset e shtrimit në spital.

“Ky trajtim do të jetë një shtesë e rëndësishme e armaturës sonë për të trajtuar COVID-19,” tha ministri britanik i shëndetësisë Sajid Javid në një deklaratë.

Lajmi vjen pasi shtrimet në spital të pacientëve me COVID-19 shkuan në 6,100 këtë javë, një shifër rekord e pesë muajve. Dy të tretat e pacientëve të shtruar në spital nuk ishin të vaksinuar, treguan të dhënat në fillim të këtij muaji.

Ronapreve, i njohur si REGEN-COV në Shtetet e Bashkuara, administrohet me injeksion ose me infuzion intravenoz. Ky medikament i përket një klase ilaçesh të quajtura antitrupa monoklonalë, që imitojnë antitrupat natyrorë të prodhuar nga trupi për të luftuar infeksionet.

Share This Article