Britania miraton përdorimin e gjerë të vaksinës së zhvilluar nga Moderna

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoriteti Rregullativ i Barnave dhe Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (MHRA) tha se vaksina në fjalë është e sigurt për përdorim të gjerë

Britania ka miratuar përdorimin e gjerë të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) të zhvilluar nga kompania farmaceutike Moderna me bazë në SHBA.

Në një deklaratë, Autoriteti Rregullativ i Barnave dhe Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (MHRA) tha se vaksina në fjalë është e sigurt për përdorim të gjerë.

Vaksina e zhvilluar nga Moderna u bë vaksina e tretë e lejuar për përdorim të gjerë në vend. Vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca ishin aprovuar më herët.

“Vaksina e aprovuar sot është inkurajuese për publikun dhe sektorin shëndetësor. Pasja e një vaksine të tretë për COVID-19 të aprovuar për përdorim të gjerë pas një vlerësimi gjithëpërfshirës të të gjitha të dhënave në dispozicion ishte një qëllim i rëndësishëm për t’u arritur. Jam krenare që institucioni ndihmoi për ta bërë këtë një realitet”, ka thënë Jun Raine, shefja ekzekutive e MHRA-së.

Raine ka deklaruar se MHRA ka kontrolluar efektet anësore të të gjitha vaksinave kundër COVID-19 pas përdorimit të tyre.

Share This Article