Britania miraton pilulën antivirale ‘Paxlovid’ të Pfizer

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore të Britanisë së Madhe(MHRA) njoftoi sot se ka miratuar ilaçin oral antiviral Covid-19 të Pfizer, ‘Paxlovid’, për personat e infektuar me Covid-19 me simptoma të lehta, përbëjnë rrezik të lartë për zhvillimin e rasteve të rënda.

‘Paxlovid’ është një ilaç antiviral i përbërë nga një kombinim i përbërësve aktivë, PF-07321332 dhe ‘Ritonavir’ që vepron duke frenuar një proteazë të nevojshme për riprodhimin e virusit. Ilaçi është autorizuar për përdorim te personat e moshës 18 vjeç e lart, të cilët kanë infeksione të lehta deri në mesatare dhe që janë faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes së rëndë.

Faktorë të tillë rreziku përfshijnë personat në moshën më të madhe (60 vjeç e lart), që vuajnë nga obeziteti, diabeti mellitus ose sëmundjet e zemrës.

Në një klinikë ku kryhen studime, gjatë një trajtimi pesëditor të ‘Paxlovid’, rreziku i shtrimeve në spitale dhe vdekjeve lidhur me Covid-19 brenda 28 ditëve, u reduktua me 89 për qind.

Bazuar në të dhënat e provës klinike, ‘Paxlovid’ është më efektiv kur merret në fazat e hershme të infeksionit. MHRA rekomandon përdorimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur dhe brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave.

MHRA tha se është shumë herët për të ditur nëse ‘Paxlovid’ do të jetë efikas ndaj variantit Omicron.

Share This Article